Follow us on:

Votimi përmes postës

ZGJEDHJET LOKALE TË 3 NËNTORIT 2013

Votimi Jashtë Vendit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve për Kuvendet Komunale dhe për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 3 nëntor 2013. 

Nëse jeni nga Republika e Kosovës, por jetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet Lokale 2013.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni përmes:

  • www.kqz-ks.org (Formulari për regjistrim)
  • Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit përmes Postës:
    + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200
  • Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës  nëpër botë
  • Duke e marrë formularin personalisht në një nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës


Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:

  • Të jeni 18 vjeçar/e apo mbi, deri në ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor 2013,
  • Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit  të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,  ose
  • Dëshmitë që vërtetojnë se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.


Formulari i plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrin në KQZ  më së largu deri më 4 shtator 2013.

Nëse posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë të dërgoni edhe një kopje të një dokumenti valid të identifikimit të shtetit ku jetoni.

Formularin e plotësuar me një kopje të dokumentit që dëshmon se jeni shtetas i Republikës së Kosovës apo që keni të drejtë  për shtetësi, mund t’i dërgoni:

  • Përmes postës në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P.6 Kutia 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
  • Përmes emalit zyrtar ( ovpp@kqz-ks.org ose ogpp@kqz-ks.org  dhe
  • Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200


Ju lutemi, që të filloni regjistrimin sa më shpejt që të jetë e mundur!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!