Follow us on:

Ministri Hoxhaj takoi ministren e Bavarisë për Çështje Evropiane, Beate Merk

Mynih, 19 tetor 2016 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ministren e Bavarisë për Çështje Evropiane, Beate Merk. Në takim është folur për një intensifikim më të madh të marrëdhënieve ekonomike të Kosovës me Bavarinë, pasi siç është thënë, deri me tani është treguar një model i suksesshëm i këtij bashkëpunimi.

Po ashtu, në takim është theksuar se ka shume biznese nga Kosova që veprojnë në Bavari dhe në anën tjetër ka një interes të kompanive bavareze për Kosovën.
 
“Republika e Kosovës është e interesuar për një bashkëpunim më të thellë me Bavarinë. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë krijuar një klimë të përshtatshme për investime dhe njëkohësisht presim hapa konkret bashkëpunimi edhe në fusha të tjera”, ka thënë Ministri Hoxhaj.
 
Çështje tjetër e diskutuar në takim ka qenë edhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, e veçmas çështja e bursave për studentët nga Kosova.