Follow us on:

Ministri Hoxhaj merr pjesë në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor

Mynih, 19 tetor 2016 – Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të bashkëorganizuar nga Qeveria bavareze dhe Oda e Industrisë dhe Tregtisë së Bajernit.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj potencoi edhe njëherë rëndësinë e organizimit të forumeve të përbashkëta me vendet mike, që sipas tij, i përshtatet në tërësi agjendës së MPJ-së e cila po e  shtyn përpara diplomacinë ekonomike të Kosovës, për të përfituar sa më shumë investime për projekte rajonale në fusha të ndryshme.

Ministri Hoxhaj ka thënë se Kosova është duke punuar intensivisht në dy procese paralele që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të saj, ku bënë pjesë pjesëmarrja dhe prezantimi i potencialeve në forume ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë edhe këtë që aktualisht po mbahet, si dhe në kuadër të Procesit të Berlinit ku deri më tani Kosova ka përfituar disa projekte të rëndësishme. Kosova sipas tij, në agjendën e saj bilaterale ka takime të veçanta me shtete ku vazhdimisht promovon diplomacinë ekonomike dhe në fokus janë organizimi i forumeve të përbashkëta ekonomike.
 
Ministri Hoxhaj duke pasqyruar infrastrukturën ligjore të Kosovës që mundëson funksionimin e lirshëm të bizneseve dhe sigurinë e tyre, mundësive të mëdha investuese në fusha të ndryshme, fuqisë së re punëtore të aftësuar për punë të ndryshme dhe potencialeve natyrore të Kosovës, shfrytëzoi rastin dhe u bëri thirrje ndërmarrësve që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë.