Follow us on:

Konsulli Idrizi shpërndau libra në gjuhën shqipe për mësimin plotësues në Rosenheim

Minhen, 20 nëntor 2017 – Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Minhen, Naser Idrizi ka dorëzuar tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit në Rosenheim.

Konsulli Idrizi me këtë rast në emër të Konsullatës së Përgjithshme në Minhen, falënderoi nxënësit, prindërit, mësueset Adriana Mani, Eshyngyl Sallauka si dhe shoqatën ‘Shqiponja’ për angazhimin e tyre dhe për punën shumë të suksesshme duke iu uruar një vit të mbar.

 

Konsullata e Përgjithshme në Minhen me këtë rast ju bëri ftesë prindërve t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.