Follow us on:

Reçica dhe Idrizi vizituan Qendrën e Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Traunstein

Minhen, 25 shtator 2018 - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, Skender Reçica i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme në Mynih, Naser Idrizi, gjatë qëndrimit në Trauenstein në Gjermani, kanë vizituar njërën nga Qendrat më të mëdha të Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Traunstein, qendër kjo anëtare e Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe të Bavarisë së Epërme.

Ata bashkë me drejtorin e Qendrës, Max Stadler u dakorduam për ndërtim të urave të bashkëpunimit mes Qendrës në fjalë dhe Qendrave për Aftësim Profesional në Kosovë, me qëllim të marrjes së përvojave dhe fuqizimit të aftësimit profesional.

Reçica dhe Idrizi ishim të impresionuar me punën që bëhet në këtë Qendër, sa i përket ofrimit të mundësive për edukim profesional sipas sistemit dual gjerman, në një numër të madh profilesh, ku kombinohen në mënyrën më të mirë edukimi teorik dhe puna praktike.