Follow us on:

Naser Idrizi emërohet Doajen i Korit Konsullor në Bavari

Munih, 4 tetor 2018 - Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Bavari Naser Idrizi emërohet Doajen i Korit Konsullor në për këtë Land.

Në shkresën e dërguar nga Sekretari i Korit Konsullor të Bavarisë, z. Friedmann Greiner, Konsulli i Përgjithshëm i RKS në Munih, Naser Idrizi është përgëzuar për këtë detyrë të re kurse është njoftuar që nënkryetar i tij do të jetë përfaqësuesi nga Rusia.

Në emër të Misionit të Republikës së Kosovës në Gjermani, Konsulli i Përgjithshëm dhe Doajeni i Korit Konsullor në Bavari, z. Naser Idrizi ka pranuar urimet nga Ambasadori Beqë Cufaj.