Follow us on:

Konsulli i Përgjithshëm, Doajeni Naser Idrizi i ftuar në inaugurimin e kryetares së re të Parlamentit bavarez

Munih, 5 nëntor 2018 - Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih dhe Doajeni i Korit Konsullor në Bavari, Naser Idrizi ka takuar kryetaren e re të Landtagut të Bavarisë, Ilse Aigner.

Konsulli i Përgjithshëm Idrizi ka uruar Aigner në emër të Korit Konsullor dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës për pozitën e saj të re duke shprehur dëshirat për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë mes popujve tanë.