Follow us on:

Zëvendësministrja Vuniqi vizitë zyrtare në Bavari të Gjermanisë

Mynih, 14 mars 2019 - Konsulli i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Minhen, Afrim Nura ka shoqëruar delegacionin e Kosovës të kryesuar nga zëvendesministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi në vizitën e tyre zyrtare në Ministri dhe kancelarinë shtetërore bavareze.

Gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme bavareze u takuan me sekretarin e Shtetit Gerhard Eck.
Temë kryesore ishte çështja e liberalizimit të vizave, me ç‘rast u kërkua përkrahja dhe mbështetja e Bavarisë, si landi më me ndikim në Gjermani, në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu u diskutua edhe mundësia e lehtësimit të procedurave për marrjen e shtetësisë për qytetarët e Kosovës si dhe integrimi dhe kontributi i shtetasve kosovarë në shoqërinë gjermane.

Këto tema u biseduan edhe ne takimim me drejtorin ministror Dr. Gruber në Kancelarinë shtetërore te Bavarisë.

Pala gjermane premtoj edhe në këtë takim mbështetjen e parezervë e të vazhdueshme për Kosovën.