Follow us on:

Vuniqi në Mynih takon udhëheqës të lartë nga Ministria bavareze për Zhvillim Ekonomik dhe Energji

Mynih, 15 mars 2019 - Delagacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga zëvendesministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi dhe Konsulli i Përgjithshëm në Mynih, Afrim Nura, zhvilloi edhe takimin e radhës me Dr. Markus Wittmann dhe me Ursula Heinzel, që të dy udhëheqës të lartë nga Ministria bavareze për Zhvillim Ekonomik dhe Energji.

Ky takim ishte shumë frytdhënës në pikëpamje të marrëdhënjeve ekonomike Bavari- Kosovë. Dy palët u dakorduan që në këtë drejtim do të këtë shumë shpejt bashkëpunime konkrete në formë të takimeve informative ekonomike në Bavari me pjesëmarrës të ndërmarrësve vendorë dhe gjermanë dhe një forumi ekonomik që me propozim të Ministrisë bavareze planifikohet më vonë. Gjithashtu përfaqësuesit e Ministrisë bavareze e pranuan me kënaqësi ftesën për ta vizituar Kosovën.