Follow us on:

Pajisje me dokumente të gjendjes civile

Shtetasit e RKS-së të cilë gjenden në sistemin e ri të gjendjes civile mund të pajisen në Konsullatën e Përgjithshme në Mynih me:
- Certifikatë të lindjes
- Certifikatë të shtetësisë
- Certifikatë të martesës
- Certifikatë të vdekjes
- Certifikatë të statusit martesor
- Certifikatë të vendbanimit dhe
- Ekstrakt të lindjes
- Deklaratë për bashkësinë familjare
- Vërtetim nga arkivi

Dokumentet që nevoiten për aplikim

- Kërkesa
- Një dokument identifikimi valid i aplikuesit
- Taksa prej 20€

Vendosja e fotos në Certifikatë

Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në Mynih, sipas kërkesës së palës, bën vendosjen e fotos në certifikatën e lindjes së të miturit që shërben për kalimin e kufirit.

Me këtë rast nevoiten:

- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve
- Certifikata origjinale e lindjes e të miturit.
- Taksa prej 10€.