Follow us on:

Aplikim për Pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeçare

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Gjermani mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në München.

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:
-    Letërnjoftimi i RKS-së dhe
-    Taksa 100 €

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
-    LTNJ
-    Pasaporta e vjetër
-    Taksa 100 €

E humbur/e konfiskuar:

-    LTNJ
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen gjegjësisht raporti i konfiskimit dhe
-    Taksa 100 €

E dëmtuar/ fletë e mbushur:
-    LTNJ
-    Pasaporta e dëmtuar/e mbushur dhe
-    Taksa 100 €

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:

-    Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
-    LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
-    Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
-    Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
-    Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
-    Taksa 80€