Follow us on:

Për konsullatën

Marrëdhëniet dypalëshe

-  bashkëpunimi politik- Republika Federale e Gjermanisë , ne bashkëpunim te ngushtë me aleatët ndërkombëtar mori pjese ne çlirimin e Kosovës nga dhuna e pushtetit serb. Gjermania me prezencën e saj ushtarake dhe civile ne Republikën e Kosovës ne vazhdimësi vazhdon ta ndihmoj Kosovën duke mbetur kështu një nder partnerët më me prioritet për Kosovën. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet dypalëshe janë intensifikuar.

-  Marrëveshjet dypalëshe: Me datën 14. Prill 2010 mes Republikës se Kosovës dhe Republikës Federale te Gjermanisë u nënshkruan dy marrëveshje; Marrëveshja për bashkëpunim ne fushën e Sigurisë dhe marrëveshja për kthimin dhe ekstradimin e Personave.

bashkëpunimi kulturor-
Deri me tash mes Republikës Federale te Gjermanisë dhe Republikës se Kosovës në fushën e kulturës dhe shkencës nuk është arritur një nivel i lartë bashkëpunimi. Qe nga shpallja e Pavarësisë se Kosovës, çështjet e përgatitjeve arsimore dhe profesionale kané prioritet te veçantë politik si çështje identifikuese dhe si instrument i rëndësishëm për një bashkëpunim shkencore mes dy vendeve. Shteti gjerman njihet si një nder përkrahësit me te fortë te Republikës se Kosovës dhe kjo pasqyrohet ne marrëdhëniet e këmbimit te cilat janë te mira dhe ne zhvillim te mëtutjeshëm. Perceptimi pozitiv i Gjermanisë nga kosovarët dhe interesimi i madh i tyre për gjuhën dhe kulturën gjermane ndikojnë pozitivisht ne zhvillimin e mëtutjeshëm te bashkëpunimit ndërshtetëror.

Ministria e Jashtme gjermane përmes Shërbimit Gjerman për Këmbim Akademik (DAAD), me mjete te veta, bën promovimin e këmbimit ne fushën akademike me Republikën e Kosovës. Ne kuadër te këtij bashkëpunimi për Studentët kosovarë ndahen Bursa për studime dhe për hulumtime shkencore ne Gjermani. Ne vitin 2009 ishin 160 Bursa për studime. Kurse për qëndrim ne lëmin e hulumtimeve shkencore u ndan 37 Bursa qe do të thotë nëntë me pak se vitin 2008.

Edhe Rektorati i Fakultetit Mjekësor nga Universiteti Marthin Luther dhe Rektorati i Universitetit te Prishtinës tashmë pesë vite zhvillojnë një bashkëpunim te suksesshëm.

Me rëndësi te përmendet është edhe fakti se Konferenca e Rektorëve Universitar qe nga 1999 mbështet zhvillimet ne sektorin e arsimit te larte ne Republikën e Kosovës.

bashkëpunimi ekonomik-
Segment me rendësi te veçantë mbetet ai i bashkëpunimit ekonomik. Prania gjermane ne këtë fushë është e dukshme.

Vlen te përmendet se menjëherë pas përfundimit te luftës ne vitin 1999 me urdhër te Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), Organizata për Bashkëpunim Teknik GTZ filloi punën ne Republikën e Kosovës. Qe atëherë GTZ ndihmon shtetin e Kosovës edhe ne ndërtimin e strukturave demokratike dhe ligjore. GTZ punon ne koordinim te plotë me një numër te madh partneresh gjerman dhe ndërkombëtar.

Përveç aktiviteteve te shumta GTZ koordinon aktivitetet e saja edhe me Organizatat për Bashkëpunim dhe Zhvillim (EZ) nga shtetet e tjera evropiane si Zvicër Norvegji, Suedi etj si dhe Organizatën Evropiane për Rindërtim (EAR), Bankën Botërore, UNDP dhe (USAID)