Follow us on:

Çështje të shtetësisë

Lirim nga Shtetësia

 

Dokumentet që nevoitet për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.

- Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër;
- Dëshminë e vendbanimit në shtetin ku jeton;
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime në shtetin ku jeton

Të tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe

Dokumentet e poshtëshënuara nga RKS:

- Një dokument valid të identifikimit;
- Ektrakt i lindjes RKS-së;
- Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;
- Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;
- Dëshminë nga Qendra Komunale për Punë Sociale, që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit;
- Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;
- Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e Policisë së Kosovës;
- Taksa 70€ për aplikim;

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!

Asnjë dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 4 muaj!

Procedura deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas 1-3 muaj.

Pas arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia, duhet të paguhet taksa prej 600,-€!

Dokumentet që nevoiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshen 18 vjeç!
- Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër
- Dëshminë e vendbanimit në shtetin tjetër
(Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe)

Dokumentet nga RKS:

- Ekstrakti i lindjes i RKS-së
- Ekstraktet e lindjes të të dy prindërve
- Certifikaten e martesës së prindërve
- Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportës së RKS-së nëse i mituri e posedon;
- Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;
- Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës (e përkthyer në gjuhen shqipe)
- Nga mosha 14 vjeçare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve
- Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës
- Taksa 70-€ për aplikim

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe një kopje!

Pas marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 300,-€!


Fitimi i shtetësisë

Dokumentet që nevojiten për aplikim për fitim shtetësie

- Certifikata Internacionale e lindjes
- Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose certifikatën e gjendjes martesore;
- Certifikatën familjare
- Kopje e dokumentit të identifikimit
- Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon (e përkthyer në gjuhen shqipe)
- Ekstraktet e lindjes së prindërve
- Kopjet e pasaportave të prindërve
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale nga Policia e Republikës së Kosovës
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale nga Gjykata themelore e Republikës së Kosovës
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale në SHBA, (psh. Nju Jork) jo më të vjetër se 6 muaj
- Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës ë Kosovës
- Referenca të personave që jetojnë në Kosovë dhe që janë në gjendje të dëshmojnë lidhjet e ngushta familjare
- Dëshmi që posedon prona të paluejtshme në Republikën e Kosovës apo aktivitet ekonomike


Për të miturit duhen edhe këto dokumente
- Certifikata e vendbanimit (psh. ku jeton, Nju Jork);
- Kopjen e një dokumenti me foto valid të identifikimit;
- Ekstraktet e lindjes së prindërve si dhe certifikata e martesës e Kosovës
- Kopjet e pasaportave të prindërve
- Deklarata e prindërve dhënë te noteri se janë të pajtimit që fëmiu i tyre të fitoj shtetësinë e Kosovës
- Deklarata e aplikuesit se është i pajtimit të pranoj shtetësinë e Kosovës
- Referenca e personave që jetojnë në Kosovë që dëshmon lidhjet familjare ose dëshmi të pronës në Kosovë
- Pagesën e taksës prej 70€
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme në Nju Jork dhe prezent duhen të jenë edhe të dy prindërit
- Pasi të merrni vendimin për fitim shtetësie paguhet taksa prej 130€ për personat nën moshën 18 vjeçare ose 300€ mbi 18 vjeç.


Humbja e shtetësisë me lirim

Te gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që janë të interesuar të humbin shtetësinë e Kosovës me lirim, duhet të paraqesin aplikim e tyre pranë Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork. Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim bëhet nga Komisioni për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme e Kosovës.  

Komisioni për Shtetësi do të refuzojë kërkesën për lirim nga shtetësia, nëse pala aplikuese është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtarë i policisë së Kosovës, pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës apo pjesëtarë i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, apo në rastet kur lirimi nga shtetësia është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, në veçanti me ato të sigurisë së brendshme dhe të jashtme, ose të marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.  


Vërtetime të çdo lloji
Misioni Konsullor në Nju Jork lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 30€