Follow us on:

Fletudhëtimet

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.


Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
- Kërkesa;
- 2 fotografi;
- Kopja e një dokumenti të identifikimit;
- Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
- Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
- Ose një dokument tjetë që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
- Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 40€,

Për të miturit nën moshën 18 vjeç:
- Kërkesën
- 2 fotografi
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për kujdestarinë;

Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e RKS-së në Nju Jork;

Vëni re : Fletudhëtimi vlen 30 ditë nga data e lëshimit, dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë. Fletudhëtimi lëshohet brenda 48 orëve nga momenti i aplikimit.
- Pasi t'i keni kompletuar të gjitha dokumentet, nëse nuk jetoni në Nju Jork, ju mund të aplikoni përmes postës duke i dërguar të gjitha dokumentet në adresën e Konsullatës, së bashku me një zarf të madhësisë A4 të parapaguar në UPS ose FedEx me adresën e juaj, ku ne do ta dërgojmë fletudhëtimin.