Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në Librin Amëz të Lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 40€
Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo;
- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri;
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Ekstrakti i lindjes së prindit shtetas i RKS-së;
- Certifikata e lindjes e prindit me shtetësi tjetër;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Ekstrakti i lindjes së prindit shtetas i RKS-së;
- Certifikata e lindjes e prindit me shtetësi tjetër;
Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre