Follow us on:

Sahatqija e ftuar në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara

Nju Jork, 03 nëntor 2017 - Shefja e Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija e shoqëruar nga diplomatja, Albana Bylykbashi ishin të ftuara në pritjen e organizuar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley.

Haley me kujdes të posaçëm u interesua për zhvillimet në Kosovë si dhe siguroi  Sahatqinë për mbështetjen e pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

 

Gjatë pritjes Sahatqija pati rastin të takoj edhe shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituar në Kombet e Bashkuara, ku pati rastin të bisedoj për tema të ndryshme, e në veçanti lidhur me mbledhjen e radhës që do jetë me 14 Nëntor në Këshillin e Sigurimit.