Follow us on:

Sahatqija pret në takim Senatorin e Shtetit të New York-ut, Martin Golden

Me datë 3 Nëntor – Shefja e Misionit të Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija ka pritur në një takim Senatorin e Shtetit të Nju Jorkut Martin Golden i cili ishte i shoqëruar nga Marko Kepi.




Sahatqija tha se ardhja e Senatorit Golden në Konsullatën e Republikës së Kosovës është një nderë për të dhe gjithë stafin e Konsullatës, me ç ‘rast Senatori Golden dhuroi Rezolutën Legjislative të Shtetit të New York-ut me të cilën 4 Shtatori shpallet Ditë e Nenës Terezë në Shtetin e New York-ut.


Senatori  Golden kishte kërkuar nga Guvernatori i Shtetit Andrev Cuomo ta zyrtarizon këtë kërkesë dhe e njëjta ishte pranuar nga Guvernatori Cuomo me 2 Maj 2017.


Gjithashtu, Golden gjatë takimit me Sahatqinë, foli për shqiptarët në New York me respekt të thellë duke i karakterizuar ata si punëtorë, familjarë dhe shtetas lojal amerikan.