Follow us on:

Kosova pjesë e mbledhjes së katërt të Colombo Plan - Drug Advisory Program

New York, 24 tetor 2017 - Me ftesë të Organizatës së mirënjohur ndërkombëtare Colombo Plan -Drug Advisory Program, Konsulli Fatmir Zajmi, po merr pjesë në mbledhjen e 4-të ndërkombëtare të kësaj Organizate e cila këtë vit mbahet në Singapor, me Ò«’rast Republika e Kosovës participon në cilësi të shtetit obzervues me perspektivë të anëtarësimit në këtë Organizatë të rëndësishme me mbi 47 shtete anëtare përfshirë këtu edhe SHBA, Australinë dhe Zelandën e Re.




Në këtë mbledhje e cila sponzorizohet  nga Qeveria e Republikës së Singaporit marrin pjesë edhe z Amrin Amin, Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Shëndetësisë i Singaporit,  dhe  z. Kinley Dorij, Sekretar Gjeneral i Organizatës Colombo Plan.

 

Projekti për anëtarësimin e RKS-së në këtë Organizatë është rezultat i bashkëpunimit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork me Departamentin e Shtetit të SHBA-së  dhe Collombo Plan si dhe Ministrinë e Shëndetësisë  të RKS-së. 

 

Në Qershor të këtij viti në Prishtinë është mbajtur trajnimi  i parë për trajtimin e narkomanisë në Kosovë  i sponzorizuar  nga Misioni i SHBA-së në OKB në partneritet  me Agjensionet  e OKB-UNODC dhe WHO  me Ò«’rast janë në proces  të certifikimit si instruktorë të kësaj fushe në nivel kombëtarë/dhe ndërkombëtarë 18 mjekë Kosovarë.