Follow us on:

Sahatqija vizitoi shkollën e Mesme “Carmel” në Nju York

Nju Jork, 02 nëntor 2017 - Shefja e Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija ishte ftuar në një takim nga Klubi ‘Rotary Carmel’ për të biseduar për çështjen e Kosovës në përgjithësi, si dhe, për rolin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, në lidhje me Kombet e Bashkuara, organizuar për studentët në Shkollën e Mesme “Carmel”.

Sahatqija, gjatë bashkëbisedimit me studentët dhe të pranishmit në sallë ka folur për çështjen e Kosovës, para dhe pas shpalljes së Pavarësisë, ballafaqimet që ka pasur Kosova nëpër etapa të ndryshme, dhe deri tek arritjet në anëtarësimin e Organizatave të ndryshme ndërkombëtare, si Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, EBRD, etj.

 

Studentët ishin shumë të interesuar të dinë më shumë për Kosovën, ku ka pasur shumë pyetje dhe komente për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe diplomacinë në përgjithësi.

 

Sahatqija, në fund të bashkëbisedimit ka inkurajuar të gjithë studentet që të vazhdojnë të punojnë për t ‘arritur synimet e tyre që kanë para vetes,  që ëndrrat e tyre të bëhen realitet, sepse vetëm me punë dhe përkushtim do ta keni mbështetjen e të gjithëve.