Follow us on:

Procedura e aplikimit për letërnjoftim të ri pas humbjes/dëmtimit

Për të aplikuar për letërnjoftim të ri pas humbjes apo dëmtimit, duhet të  paraqiteni personalisht në  Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim: 


- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës
- Ekstrakti i lindjes RKS-së;
- Raporti i policisë lidhur me humbjen e letërnjoftimit të RKS-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit
- Taksa 50€.


Vërejtje:

 Nëse letërnjoftimi i juaj është i dëmtuar, atëherë nuk kërkohet raporti policor, por letërnjoftimin e dëmtuar duhet patjetër ta sillni në Konsullatë, bashkë me dokumentet e lartshënuara.

 Nëse u ka humbur letërnjoftimi i UNMIK-ut, përveç dokumenteve të lartshënuara, duhet të sillni në Konsullatë edhe dokumentet si në vijim:


1. Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);


2. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit, jo më të vjetër se 6 muaj);


3. Certifikatën e shtetësisë (jo më të vjetër se 6 muaj);


4. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës, nëse keni bërë ndërrim të vendbanimit (jo më të vjetër se 6 muaj).

 


Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të paraqitura në Konsullatë duhet të jenë origjinale;