Për të aplikuar për pajisje me letërnjoftim për herë të parë, ju duhet ti keni mbi 16 vjet, apo së paku në ditën e aplikimit t'i mbushni 16 vjetë, dhe duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatë, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës;
2. Certifikatën e lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj;
3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit), jo më të vjetër se 6 muaj;
4. Certifikatën e shtetësisë, jo më të vjetër se 6 muaj;
5. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës, vetëm në rast të ndërrimit të vendbanimit, jo më të vjetër se 6 muaj.
Vërejtje:
- Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë origjinale;
- Nëse keni pasaportë të Republikës së Kosovës, atëherë certifikata e shtetësisë nuk kërkohet;
- Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie, atë patjetër duhet ta ktheni në Konsullatë;
- Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta do tju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe vizat tuaja në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës ju ka humbur, atëherë duhet ta sillni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike, jo më të vjetra se 6 muaj.