Follow us on:

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat mbi moshën 18 vjeçare

Për të aplikuar për pasaportë të Republikës së Kosovës për herë të parë, ju duhet të jeni të pajisur paraprakisht me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë SHBA mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork. 


Aplikimi për pasaportë për herë të parë:
- Letërnjoftimi i RKS-së valid
- Taksa 150€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- Letërnjoftimi i RKS-së valid
- Pasaporta e vjetër
- Taksa 150€

E humbur/konfiskuar:
- Letërnjoftimi i RKS-së valid
- Raporti i policisë lidhur me humbjen gjegjësisht raporti i konfiskimit
- Taksa 150€

E dëmtuar/ fletët e mbushura:
- Letërnjoftimi i RKS-së valid
- Pasaporta e dëmtuar/e mbushur
- Taksa 150€


Verejtje
- Nëse keni pasaportë të UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës, atë pasaportë duhet ta ktheni në Konsullatë, bashkë më dokumentet e lartshënuara;
- Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie, atë duhet ta ktheni në Konsullatë;
- Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta në fjalë do të ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe vizat tuaja në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës ju ka humbur, atëherë duhet ta sjellni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike, jo më të vjetra se 6 muaj.