Follow us on:

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 18 vjeçare

Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës duhet ta keni parasysh që fëmija në prani të prindërve duhet të paraqitet personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- Letërnjoftimi i RKS-së valid (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes RKS-së;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë çertifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa 100€


Vërejtje:

- Nëse fëmija ka pasaportë të UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës,atë pasaportë duhet ta ktheni patjetër në Konsullatë bashkë më dokumentet e lartshënuara;
- Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie, atë duhet ta ktheni në Konsullatë;
- Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës së fëmijës ka ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta do të ju kthehet prapa pasi të invalidohet dhe vizat në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës së fëmijës ka humbur, atëherë duhet ta sillni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj;
- Për fëmijë certifikata e vendbanimit mund të pranohet edhe nëse është në emër të njërit prind.