Follow us on:

Sahatqija merr pjesë në Kongresin Botëror të Hebrenjve

New York, 16 nëntor 2017 – Shefja e misionit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija së bashku me diplomatet, Ines Demiri dhe Albana Bylykbashi kanë marrë pjesë ne takimin e organizuar nga Kongresi Botëror të Hebrenjve me përfaqësuesit e organizatave hebraike në Nju Jork.

Gjatë këtij takimi prezent ishte edhe Robert Singer, Rabini Joel Meyers, Betty Ehrenberg dhe shumë të tjerë. Takimi ishte shume konstruktiv, në të cilën është prezantuar shteti i Republikës së Kosovës, që prej fillimit të shtet-ndërtimit deri te arritjet e fundit , si dhe, po ashtu është folur për historinë dhe praninë e komunitetit hebre në Kosovë.