Follow us on:

Periudha e votimit përmes postës / 15 shtator 2021 - 15 tetor 2021

Periudha e votimit përmes postës / 15 shtator 2021 - 15 tetor 2021

Të nderuar bashkëatdhetarë,
Shtetas të Republikës së Kosovës që ndodheni jashtë vendit,

Periudha e votimit përmes postës për shtetasit që ndodhen jashtë vendit, për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, filloi më 15 shtator 2021 dhe do të përfundojë më 15 tetor 2021.

Fletëvotimet, broshurën me emrat e subjekteve politike dhe kandidatëve dhe të gjitha informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per.../votimi-me-poste/


  • Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.
  • Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Ju lutemi t’ju përmbaheni udhëzimeve në videon ve vijim: https://www.youtube.com/watch?v=a1IHjgaa8Ok&t=23s  

Fletëvotimet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 15 tetor 2021.